Lippi hedh poshtë spekulimet për kalim në Juventus

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një angazhim tek Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.
Lippi kohë më parë u pa në një takim me menaxherin e Zonjës së Vjetër, Jean Claude Blanc, dhe kjo nxiti spekulimet se mund të merr nën drejtim Juventusin.Trajneri italian, i cili pati dy periudha të suksesshme me biankonerët, nga viti 1994 deri më 1999 dhe nga 2001 deri më 2004, ishte arsyetuar se takimi kishte të bëjë me Amaurin, brazilianin i cili kërkon nënshtetësi italiane.“Për momentin do të vazhdoj edhe pas 2010, derisa Abete (kryetari i Federatës Italiane të Futbollit) nuk dëshiron të më largojë”, ka thënë Lippi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...