Fabregas: Mund të kishim fituar me rezultat më të thellë

dardanmiftari | Thursday, April 16, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se topçinjtë do të mund të kishin shënuar fitore më të thellë se 3-0 në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Villarrealit. Arsenali eliminoi Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 4-1, dhe në gjysmëfinale të garës evropiane do të përballet me Manchester United. Por Fabregas thotë se ende nuk është duke menduar për Manchester United, pasi ka një përballje të vështirë gjatë vikendit, atë kundër Chelseat në gjysmëfinale të Kupës FA.“Ishte e rëndësishme të shënojmë një gol të hershëm. Kjo ishte arsyeja se pse thamë të përpiqemi të shënojmë një gol sa më herët që mundemi dhe të ruajmë presionin. Këtë edhe e bëmë”, ka thënë Fabregas.“Tre me zero... është okey, ia dolëm mirë. Mund të kishim shënuar më shumë, por mos të jemi lakmitar. Kemi një garë të rëndësishme gjatë të shtunës, andaj duhet të përgatitemi për të”.“Manchester United është ekipi më i mirë në Evropë... madje edhe në botë. Por ne do të përqendrohemi tek Chelsea”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...