Ferguson: Chelsea mund tu japë fund kërcënimeve të Liverpoolit

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Chelsea mund t’i japë fund sfidës së Liverpoolit për të fituar Premierligën duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Të dyja ekipet janë duke ndjekur Manchesterin në krye të tabelës së Premierligës, me Liverpoolin që gjendet një pikë mbrapa dhe Chelsean katër pikë, edhe pse Manchester United ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.“Sinqerisht besoj se sfiduesi më i madh i yni do të jetë fituesi i ndeshjes Liverpool/Chelsea në Ligën e Kampionëve. Aq shumë kohë kjo ka qenë një përballje shumë emocionale, shumë e vështirë”, ka thënë Ferguson për MUTV.“Por vërtet besoj se cili do të do të jetë fitues në këtë ndeshje, do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të jetë kërcënuesi jonë kryesor në ligë”, ka shtuar skocezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...