Ferguson: Humbjet na i kanë hapur sytë

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se humbjet e njëpasnjëshme i kanë ndihmuar secilit lojtar të rifokusohet.
“Kemi pasur një kohë tronditëse që nga udhëtimi në Japoni, marrja e kreut dhe pastaj dëgjimi i të gjithë atyre budallallëqeve se sa të mirë jemi. Jam munduar t’i spërkas gjërat dhe t’i mohoj fjalët se mund të fitojmë pesë trofe. Pastaj ndodhi rezultati me Fulhamin”, ka thënë Ferguson. “Ne duhet t’i sfidojmë edhe pengesat. Mund të barazoni, të humbni. Mund të luani keq ndonjëherë dhe të fitoni, të luani mirë dhe të mos shënoni. Kjo është sepse kemi të bëjmë me ligën më të fortë në botë”. “Është fakt se jemi një pikë para. Nuk është me rëndësi si kemi ardhur këtu, është një pozitë e mirë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të dëshmojmë se mund t’u besojmë këtyre lojtarëve dhe ata mund t’i besojnë njëri-tjetrit”, ka shtuar mes tjerash skocezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...