Ferguson: Macheda është disi i veçantë

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar sulmuesin e ri Federico Macheda pasi ky i fundit shënoi edhe një gol vendimtar, në fitoren e djeshme 2-1 ndaj Sunderlandit.
Fitorja e fundit e riktheu Manchesterin në maje të tabelës së Ligës Premier, ku për një kohë qëndroi Liverpooli që kishte mposhtur më herët Blackburnin me rezultat 4-0.“Djaloshi ka diçka të veçantë. Ai e goditi topin sapo i erdhi afër. Është një mendim i shpejt të cilin e kanë golashënuesit. Ai e ka atë instinkt”, ka thënë Ferguson.I pyetur çfarë instruksionesh i ka dhënë ku ai duhej të zëvendësonte Dimitar Berbatov në minutën e 75-të të lojës, skocezi është përgjigjur: “Asgjë. Ai e din rolin të cilin ne e kërkojmë nga ai. Ne duam që ai të depërtojë prapa tyre”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...