Fiton edhe Reali

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Kampionët spanjollë kanë shënuar fitore minimale të shtunën mbrëma si mysafirë të Recreativos.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Nuevo Colombino, ndërmjet Recreativo Huelvas dhe Real Madridit, ka përfunduar me fitoren prej 1-0 të skuadrës së dytë në tabelë në Primera Divisionin spanjoll. Tre pikë për Los Blancos i siguroi Marcelo në minutat e para të pjesës së dytë (49’). Me këtë fitore Mbretërit ngushtojnë sërish diferencën në gjashtë pikë ndajt Barcelonës dhe vazhdojnë të jenë pretendentë për titull derisa kjo gjë të jetë pamundur matematikisht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...