Zanetti: E merituam fitoren

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Në derbin e të shtunës mbrëma, Juventusi dhe Interi janë ndarë baras, ndërsa kapiteni i zikaltërve Javier Zanetti thotë se kampionët merituan të dalin fitues nga kjo përballje.
“Jemi të zhgënjyer me këtë barazim, sepse Interi tregoi superioritetin e vet. Nga ajo që u pa në fushë, ne është dashur të fitojmë”. “I humbëm dy pikë, megjithatë askush nuk ka shanse që ta ndryshojë faktin se ne do të shpallemi kampionë, nëse vazhdojmë të luajmë mirë në javët e mbetura”, ka thënë kapiteni zikaltër për faqen zyrtare të Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...