Gerrard: Gara vazhdon!

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 0 Komente

Liverpooli aktualisht mban pozitën e parë në Premier League me pikë të barabarta me Manchester Unitedin, mirëpo kampionët në fuqi kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. Mirëpo, përkundër kësaj, kapiteni i Redsave, Steven Gerrard, nuk heq dora nga ëndrra për t’u shpallu kampion këtë sezon.
“United ka lojtarë fantastikë, mirëpo ne duhet të vazhdojmë dhe të presim ku do të lëshojnë pikë. Një pikë e fituar (kundër Arsenalit) mund të jetë shumë e madhe në momentet vendimtare, prandaj do të ishte shumë më keq po ta kishim humbur ndeshjen”. “Ne duhet të ‘lobojmë’ që Unitedi të mposhtet, gjë që vështirë se do të ndodhë, megjithatë unë besojë se do të ketë luhatje deri në fund të kampionatit”, ka thënë simboli i Të Kuqve për “Daily Mail”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...