Higuain: Gjithçka është e hapur

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 0 Komente

Heroi i Real Madridit në takimin e të martës mbrëma kundër Getafes, Gonzalo Higuain, ka deklaruar se gara për titull do të mbetet e hapur deri në fund të Kampionatit.
Higuain shënoi dy herë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, mirëpo goli i dytë personal dhe i treti për Madridin, ishte vendimtar për t’ia siguruar tre pikë shumë të rëndësishme kampionit aktual të La Ligas. “Më e rëndësishmja është se ai gol na siguroi që ende të jemi në garën për titull”. “Ne jemi tre pikë prapa liderëve dhe do të presim se çfarë do të bëjnë (kundër Sevillas). Sido që të jetë, ne duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...