NBA: Lakers shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Jazz
Los Angeles Lakers dhe Portland Trail Blazers kanë shënuar fitore në ndeshjet e dyta të rundit të parë të play-offit në Konferencën Perëndimore, duke mposhtur Utah Jazz, respektivisht Houston Rockets.
Lakers kanë mposhtur për të dytën herë Utah Jazz, kësaj here me rezultat 119-109. Kobe Bryant shënoi 26 pikë dhe Pau Gasol 22 për Los Angeles.Deron Williams shënoi më të lartat në ndeshje, 35 për Utah, që do të jetë nikoqir në ndeshjen e tretë që zhvillohet të enjten.Portland ka mposhtur Houston Rockets me rezultat 107-103, për të barazuar serinë e ndeshjeve me 1-1. Brandon Ray shënoi 42 pikë dhe LaMarcus Aldridge 27 pikë dhe 12 kërcime për Blazers, derisa Aaron Brooks udhëhoqi tek Houston me 23 pikë.
Category: Basketboll
0 Komente