NBA: Cavaliers sërish fitimtarë ndaj Pistons

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 0 Komente

Cleveland Cavaliers ka mposhtur Detroit Pistons me rezultat 94-82 për të krijuar avantazhin e dyfishtë në serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-ffit në Konferencën Lindore të NBA-së.
LeBron James udhëhoqi tek Cleveland me 29 pikë dhe 13 kërcime. Mo Williams shënoi 21 pikë ndërsa Delonte West 22 të tjera. Richard Hamilton kryesoi tek Detroit me 17 pikë, Rodney Stuckey shënoi 14 Will Bynum 13 pikë. Ndeshja e ardhshme zhvillohet të premten në Detroit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...