Gerrard: United do të ngecë sërish

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Manchester United ka gjasa të ngecë në tentimin për të fituar titullin e këtij sezoni.
“United ka një ekip fantastik dhe duhet të shohim vetëm ecjen e tyre, të shohim nëse do të humbasin pikë. Do të ishte shumë më ndryshe nëse ne do ta kishim humbur ndeshjen (ndaj Arsenalit)”, thotë Gerrard.“Mendoj se një pikë do të thotë shumë. Duhet të presim dhe të shohim sa e madhe do të jetë kjo pikë për ne”.“Tash duhet që United të mposhtet që është shumë e vështirë për t’u bërë, pasi është një ekip i mirë. Ende besoj se do të ketë kthesa në garën për titull dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shtuar kapiteni i të kuqve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...