Iniesta paralajmëron Barcelonën të mos ndalet

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Andres Iniesta thotë se Barcelona ende nuk duhet të jetë e qetë, pavarësisht fitores së thellë të mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sevillas.
Fitorja e mban Barcelonën me gjashtë pikë mbi Real Madridin në tabelës e La Ligës, por Iniesta thotë se rreziku ende ekziston.“Ne nuk jemi kampionë, por ndjenja është shumë e mirë. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Ne shënuam gola dhe vazhdimisht sulmuam, sikur kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Iniesta.“Kemi edhe disa ndeshje të mëdha në vazhdim, por gjithë çfarë duhet të bëjmë është të luajmë siç po luajmë tash”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...