Edhe Lisandro Lopez në planet e Interit

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Italisë, Inter, është duke planifikuar të bëjë një ofertë për sulmuesin e Portos, Lisandro Lopez, njofton "Tuttosport".
Julio Cruz dhe Hernan Crespo konsiderohen si tepricë nga trajneri Jose Mourinho dhe në fund të këtij sezoni pritet largimi i tyre, ndërkohë zikaltrit planifikojnë që të sjellin një tjetër argjentinas në skuadër. Cruz po ndiqet nga Napoli, ndërsa Crespo mund të bëjë një rikthim shokues te Lazio. Interi do të largojë nga skuadra edhe Adrianon, që do të thotë se vetëm Mario Balotelli dhe Zlatan Ibrahimovici do të mbeten në vijën e sulmit. Ndërkohë mësohet se Robert Acquafresca mund të kthehet nga Cagliari, ndërsa shtypi italian njofton se Nerazzurët janë afër transferimit të argjentinasit tjetër, Diego Milito, nga Genoa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...