Spalletti më afër Juventusit

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Udhëheqësit e Juventusit janë gati të bisedojnë me Romën për t’i propozuar një këmbim trajnerësh, ndërmjet Luciano Spallettit dhe Claudio Ranierit.
“La Repubblica” njofton se humbja nga Lazio në takimin kthyes gjysmëfinal të Kupës së Italisë, ka bërë që drejtuesit e Zonjës së Vjetër të rishqyrtojnë planet e tyre për sezonin e ardhshëm, pas sezonit të dytë radhazi pa asnjë trofe. Presidenti Giovanni Cobolli Gigli dhe drejtuesit e Juventusit gjithmonë kanë thënë se Ranieri do të mbetet në skuadër, mirëpo të mërkurën mbrëma tifozët u kanë fishkëllyer lojtarëve dhe janë shprehur aspak të kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tyre të zemrës këtë sezon. Kështu, sipas mediave italiane, Spalleti mund të kalojë në krye të Juventusit, ndërsa Ranieri mund ta marrë udhëheqjen e Romës në fund të këtij sezoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...