Vieri do të transferohet në Brazil

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Sipas njërit nga agjentët e tij, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit, Christian Vieri, do të fillojë një aventurë të re, këtë radhë në Brazil.
Sulmuesi italian së fundmi ka luajtur për Atalantën me të cilën e ka shfuqizuar kontratën në fillim të këtij muaji, ndërsa “Sky Sport Italia” më herët kishte njoftuar se Vieri do të transferohet te Corinthians për t’iu bashkëngjitur ish-bashkëlojtarit të tij, Ronaldo. “Mundësitë janë 90% që Vieri të luajë në Brazil. Ai dëshiron të luajë atje dhe është i mahnitur me mundësinë për t’u transferuar në Brazil”, ka thënë agjenti i tij, Franck Assuncao, për LanceNet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...