Anelka: Chelsea është skuadër më e madhe se Arsenali

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka shprehur bindjen e tij se skuadra aktuale e tij është skuadër më e madhe se skuadra e dikurshme, Arsenal.
Anelka ka luajtur për Topçinjtë gjatë viteve 1997-1999, ndërsa në 65 paraqitje ka shënuar 23 gola, dhe pastaj ishte shitur për 25.6 milionë euro te Real Madridi. “Chelsea është një skuadër e madhe e përbërë nga lojtarët më të mirë në botë, dhe me këtë skuadër duhet të fitosh secilën ndeshje, sepse presioni është i madh. Njerëzit flasin shumë më tepër për Chelsean sesa për Arsenalin, prandaj presioni është shumë më i vogël tek Arsenali”. “Arsenali është i kompozuar nga lojtarët e rinj, të cilët luftojnë për vendin e tretë ose të katërt, dhe askush nuk flet se ata mund të jenë konkurrentë për titull”. “Chelsea është si Real Madridi, ku presioni është maksimal”, ka thënë francezi për “Les Dessous du Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...