Bayerni përcjell Van der Vaartin

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është duke përcjellë situatën e mesfushorit të Real Madridit, Rafael van der Vaart, i cili nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Bernabeu.
Sipas DSF, gjigantët bavarezë janë afër t’ia plotësojnë Van der Vaartit dëshirën për t’u larguar nga Los Blancos, pasi që po përgatisin një ofertë për të. Në fund të këtij sezoni Bayerni mund të mbetet pa mesfushorin francez Franck Ribery, pasi që për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Real Madridin. Mësohet se Mbretërit tashmë kanë bërë një ofertë për Riberyn, ndërsa ata mund ta përfshijnë në marrëveshje edhe kalimin e Van der Vaart në Allianz Arena.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...