Sampdoria në finale të Coppa Italia

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Serie A, Inter , ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Sampdorias, për t’u eliminuar nga gara.
Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, i vlefshëm për Coppa Italia, ndërmjet Interit dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e Nerazzurëve me rezultat prej 1-0 . Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Zlatan Ibrahimovic (27’), por ky nuk u kreu punë kampionëve për të vazhduar tutje. Takimi i parë i zhvilluar në Luigi Ferraris kishte përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase, e cila me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kualifikohet në finale të Kupës, ku do të përballet me Lazion.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...