Marchisio: E kuptojmë dhimbjen e tifozëve

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Juventusi do ta mbyllë edhe një sezon të dështuar pa asnjë trofe, ndërsa pas eliminimit edhe nga Kupa e Italisë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma nga Lazio, tifozët i kanë fishkëllyer trajnerit Claudio Ranieri dhe lojtarëve për paraqitjen e dobët.
Të enjten, tifozët ishin grumbulluar pranë fushës stërvitore në Vinovo me ç’rast mbanin një pllakat ku shkruante: “Nuk kemi më kohë të humbim me ju”. “Reagimi i tifozëve është shumë normal. Hidhërimin e tyre e ndjejmë edhe ne”. “Tifozët e dinë se ne kemi dhënë gjithçka nga vetja, por ata kërkojnë më shumë. Tashmë po përgatitemi për ndeshjen e të dielës kundër Regginas që të nxjerrim një rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori italian Claudio Marchisio për “Juventus Channel”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...