Santanderi deklason Atleticon

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Racing Santanderit ka shënuar fitore të thellë prej 5-1 kundër Atletico Madridit duke ua vështirësuar punët kryeqytetasve, të cilët kërkojnë një vend i cili çon në Ligën e Kampionëve.
Serinë e golave e filloi Christian Salas (9’), ndërsa pas pesë minutash (16’) dyfishoi Ezequiel Garay. Pa përfunduar pjesa e parë, vendasit shënuan edhe një herë, ndërsa këtë radhë golashënues ishte Mohammed Tchite (38’). Në pjesën e dytë mysafirët ngushtuan rezultatin në 3-1 me një gol nga pika e bardhë të shënuar nga Diego Forlan (62’), por kjo ishte krejt çka bënë ata në këtë ndeshje. Tre minuta më vonë (65’), Pedro Munitis ngriti sërish epërsinë për vendasit, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 5-1, e vendosi Nikola Zigic (87’). Ndërkohë, Villarreali i ka dhënë fund serisë së dobët të ndeshjeve, pasi të enjten mbrëma e ka mposhtur Recreativo Huelvan me rezultat prej 2-1, për të shpresuar për vendin e katërt, i cili është tre pikë larg dhe mbahet nga Valencia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...