Zambrotta: Rijkaard do të ishte i shkëlqyeshëm për Milanin

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Gianluca Zambrotta thotë se Frank Rijkaard do të ishte një zëvendësim i mirë për Carlo Ancelottin nëse ai do të largohej nga Milani.
Zambrotta punoi me trajnerin holandez gjatë kohës sa ishte në Barcelona, para se të rikthehej sërish në Itali, tek Milani.“Ai do të ishte një alternativë pasi ai tashmë ka drejtuar një klub të shkëlqyeshëm. Mendoj se ai është i gatshëm. Sidoqoftë nuk e pres këtë pasi menaxheri gjithmonë ka thënë se ai do të mbetet edhe për 2010”, ka thënë Zambrotta.“Ai gjithmonë ka thënë se ka kontratë deri në vitin 2010 dhe se vitin tjetër do të jetë ende në Milan”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...