Reina i pakënaqur me mbrojtjen

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka shprehur zhgënjimin e tij pas pranimit nga katër gola në dy ndeshjet e fundit.
“Ne kurrë nuk kemi pasur një seri të tillë, kur kemi pranuar 11 gola në katër ndeshje. Ne shënojmë shumë gola, por duhet të përpiqemi të përmirësohemi edhe në mbrojtje”, thotë Pepe Reina.“Shënimi i golave është gjëja më e vështirë në futboll, por tash duhet t’i zgjidhim disa probleme të cilat i kemi në mbrojtje”.“Gjithmonë duhet të gjejmë një ekuilibër në mes të sulmit dhe mbrojtjes. Kjo është arsyeja se pse gjithmonë jemi në Ligën e Kampionëve dhe në garat e kupës, pasi jemi një ekip me ekuilibër. Duhet t’i rikthehemi kësaj mënyre”, ka përmendur më tej spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...