Mourinho: Liga e Anglisë është parajsë

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se puna në Ligën Premier të Anglisë është ‘parajsë’ për trajnerët.
“Anglia është parajsë për trajnerët të cilët mund të planifikojnë të ardhmen pa presionin për të fituar në afate të shkurta. Arsene Wenger punon në qetësi. Arsenali nuk ka fituar titull në katër vite, por ai vazhdon punën e tij fantastike me lojtarë të rinj”, ka thënë Mourinho.“Mendoj se Rafa Benitez do të humbasë shansin për të fituar Ligën Premier edhe për të pestën herë, por ai vazhdon të bëjë një punë fantastike dhe kontrata e tij është vazhduar”.“Në Itali, mendoj se 10 trajnerë tashmë janë zëvendësuar këtë sezon. Këtu ka një obsesion me rezultatet, pikët. Lojtarët e kampionatit, ose duhet të bëhen kampionë ose do të kemi një dramë të vërtetë”, ka vazhduar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...