Henry: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Tuesday, April 07, 2009 | 0 Komente

Pasi ka fituar titujt e ligave, kupat vendore, si dhe Kupën Botërore dhe Kampionatin Evropian, ylli francez tash dëshiron ta shtojë edhe një trofe të suksesshëm në listën e tij të arritjeve.
Thierry Henry ka zbuluar se ambicia e tij kryesore është të fitojë Ligën e Kampionëve, por është i vetëdijshëm se së pari duhet të fokusohet të ndihmojë Barcelonën të eliminojë kundërshtarin e vështirë, Bayernin e Munichut.“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve. Është një garë të cilën kurrë nuk e kam fituar dhe ende jam i ngazëllyer pas saj. Të jem i sinqertë, jam i kënaqur që shmangëm Arsenalin, pasi është një ekip me të cilin nuk dua të përballem”, ka thënë Henry.“Por e di nga e kaluara se sa vështirë është të mposhtësh Munichun. Kur kaloni në çerekfinale të gjitha ekipet kundërshtarë janë shumë të vështira dhe Bayerni është një prej më të mëdhenjve në Evropë”.“Ka lojtarë të cilët mund ta vendosin ndeshjen. E dimë se Miroslav Klose është i lënduar por ata kanë edhe Luca Tonin, Bastian Schweinsteiger dhe, mbi të gjitha Riberyn, Lionel Messin e Bayernit”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...