Hiddink: Zola mund të bëhet një menaxher i shkëlqyeshëm

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se kolegu i tij nga West Ham United, ish-lojtari i bluve, Gianfranco Zola, ka potencial të bëhet një menaxher i shkëlqyeshëm.
“E shoh potencialin. Nuk kam parë menaxherë të rinj duke punuar, por shoh disa djelmosha të cilët, kur diskutoni me ta ose kur paraqiten në televizor, duken shumë inteligjentë”, thotë Hiddink.“Zola është një prej djelmoshave i cili mund të bëhet një menaxher i zoti. Por po ashtu shoh disa menaxherë anglez”.“Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, është një njeri inteligjent dhe mendoj se ai ende dëshiron të mësojë shumë. Por nuk mund të gjykoj nëse ai është i aftë ta bëjë atë tash (të menaxhojë Chelsean)”, ka shtuar holandezi.Chelsea sot pasdite udhëton në fushë të West Hamit në kuadër të ndeshjeve të javës së 34-të të Ligës Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...