Lyon dhe PSG ndahen pa gola

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Derbi i javës së 33-të në Ligën e Parë franceze i zhvilluar të premten mbrëma në Stade de Gerland, ndërmjet Olympique Lyonnais dhe Paris Saint-Germain, ka përfunduar pa gola.
Ky barazim e afron Lyonin në një pikë pranë vendit të dytë që e mban Bordeaux dhe tre pikë më afër Olympique Marseille që mban pozitën e parë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar. Me fitore eventuale të dielën kundër Lille, skuadra e Lorik Canës do të largohej për gjashtë pikë nga kampionët në fuqi drejt garës për titull. Ndërkohë, PSG do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më pak se Lyoni që gjendet në vendin e tretë dhe katër pikë më shumë se Toulouse që mban pozitën e pestë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...