Vazhdon paraqitja e dobët e Hoffenheim

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Skuadra e cila i befasoi të gjithë në Bundesliga këtë sezon, ajo e Hoffenheimit, ka pësuar dështimin e radhës. Hoffenheimi nuk di për fitore që nga java e tetëmbëdhjetë, përkundër se një kohë të gjatë kishte udhëhequr Ligën e parë e gjermane.
Në takimin e zhvilluar të premten mbrëma në Rhein Neckar Arena, skuadra vendase e Hoffenheimit është mposhtur me rezultat minimal nga Hertha Berlin. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Patrick Ebert, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (41’), dhe me këtë fitore Hertha pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më shumë se Bayern Munich që mban pozitën e tretë, dhe dy pikë më pak se Wolfsburgu që gjendet në pozitën e parë, megjithatë takimet tjera të javës së 29-të të Bundesligas zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...