FA ngre akuzë kundër Fabregas dhe Brown

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas dhe menaxheri i Hull Cityt, Phil Brown, janë akuzuar nga ana e Asociacionit të Futbollit për sjellje të pahijshme.
“Është ngritur akuzë për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, dhe menaxherin e Hull, Phil Brown, për shkak të sjelljeve të pahijshme. Akuza i takon ngjarjeve në Emirates gjatë ndeshjes së Kupës në mes ekipeve të Arsenalit dhe Hull të zhvilluar më 17 mars”, thuhet në deklaratën e FA.“Fabregas do të përballet me dy akuza për shkak të sjelljes së tij në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Së pari për shkak të sjelljes gjatë futjes në fushë pas fundit të ndeshjes, dhe së dyti për shkak të incidentit me pështymje”.“Kundër Brown do të ngrihet akuzë për shkak të sjelljes së pahijshme dhe për shkak të komenteve në mediume ndaj arbitrit Mike Riley”, shtohet më tej në deklaratë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...