Sezoni merr fund për Pepen
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë dënim prej 10 ndeshjes moslojë për incidentin në ndeshjen kundër Getafes.
Portugezi u përjashtua në fund të ndeshjes, pasi e goditi Casqueron në mënyrë tepër josportive.Pepe pritej të ndëshkohej me një dënim të lartë, i cili erdhi sot e që do ta mbajë mbrojtësin e Realit jashtë fushe për 10 ndeshje.Kjo do të thotë se sezoni për Pepen merr fund, pasi ai do t’i humbë gjashtë ndeshjet e mbetura këtë sezon, si dhe katër ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente