Guardiola: Takimi kundër Valencias thelbësor

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Trajneri Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ndeshja e të shtunës mbrëma kundër Valencias në Mestalla do të jetë vitale për liderin e La Ligas.
“Gjithmonë e kam përsëritur të njëjtën gjë: ‘Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja’. Mirëpo këtë herë do të jetë paksa më e veçantë, sepse fitorja do të na jepte një shtytje të madhe drejt titullit”. “Secila ndeshje duhet të fitohet, ndërsa këtë të shtunë kemi një tjetër test të vështirë, pastaj të dielën mund të flasim për Chelsean, ndërsa të mërkurën për Real Madridin”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...