Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano, sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë bombastike duke thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë tjetër.
“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse tashmë qe pesë vite jam në Itali”. “Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend. Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh diçka të re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...