Spalletti: Vetëm fitore kundër Violas

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shënojnë fitore në takimin e të shtunës kundër Fiorentinës.
Giallorossët gjenden vetëm tre pikë prapa Violas dhe me fitore eventuale do të barazoheshin me pikë dhe do t’i afroheshin në dy pikë diferencë Genoas që mban vendin e katërt, e cila të dielën do të jetë mysafir i Bolognas. “Po pres tre pikë të plota nga ndeshja e të nesërmes, sepse është vendimtare për ne. Fiorentina ka fituar dy nga tre ndeshjet e fundit dhe ata po luajnë në shtëpi, prandaj duhet të luajmë me të gjitha forcat”, ka thënë Spalletti për “Il Corriere Dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...