Iniesta i kënaqur me fitoren kundër Getafes

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Edhe pse nuk ishte një fitore e tipit të Barcelonës me shumë gola, Blaugranët kanë regjistruar fitoren e radhës në Kampionatin spanjoll duke e mposhtur Getafen me rezultat minimal, ndërsa mesfushori Andres Iniesta e ka konsideruar këtë fitore si më të rëndësishmen e sezonit.
“Në stadiumet e këtilla fitohen kampionatet. Jemi në formë të jashtëzakonshme dhe shpresoj të kemi pikë të mjaftueshme në fund për ta fituar titullin”. “Kjo ishte një ndeshje mjaft e vështirë, prandaj e kemi bërë një hap përpara. Dëshirojmë që të vazhdojmë me fitore dhe ta mbajmë distancën ndaj Real Madridit”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes. Ndeshjen e radhës Barcelona e zhvillon në Camp Nou kundër Sevillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...