Muriqi i hakmerret Garaçenkos

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Boksieri kosovar Elvir Muriqi ka triumfuar në meçin e të shtunës ndaj boksierit ukrainas, Aleksandër Garaçenko, pas 10 rundeve në spektaklin e boksit profesionist "Kosova Fight Night", që u organizua në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë e Sportit në Prishtinë nga Federata austriake e boksit profesionist, Federata e Boksit e Kosovës dhe nga klubi Peja.
Muriqi ka qenë dukshëm më i mirë se sa ukrainasi, Garaçenko, i cili përkundër goditjeve të pareshtura të boksierit kosovar, ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në fund të meçit. Në këtë mënyrë Muriqi iu ka hakmarrë Garaçenkos për humbjen e shkaktuar në prill të vitit 2005. “Unë jam krenar që jam shqiptar dhe dua t’u them se jam i të gjithë shqiptarëve. Kam thënë se nuk i dua padrejtësisë. Në meçin e parë ndaj Garaçenkos ma vodhën fitoren dhe tash dëshmova se çfarë niveli jam unë, e çfarë është ai”, ka theksuar Muriqi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...