Marcos Senna mungon përballë Arsenalit

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Villarreali do të jetë pa kapitenin Marcos Senna në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit në Emirates.
Senna në humbjen e mbrëmshme në El Madrigal ndaj Malagas pësoi lëndim, 10 minuta para fundit të ndeshjes.Spanjolli ishte autor i golit të vetëm të Villarrealit në barazimin e ndeshjes së parë përballë Arsenalit, që përfundoi me rezultat 1-1.Senna sot do të zhvillojë disa teste shtesë, pas të cilës do të dihet periudha e nevojshme për rikuperimin e mesfushorit, i cili me siguri do të mungojë në ndeshjen e radhës në Emirates.Trajneri i Villarrealit, Manuel Pelegrini, po përballet me probleme shtesë, pasi Cani dhe Mati Fernandez po ashtu janë në dyshim për ndeshjen kundër Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...