Mourinho beson se United do ta mposhtë Porton

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Portos, Jose Mourinho, thotë se Manchester United mund ta fitojë Porton në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 2-2 në Old Trafford, Manchester United do të duhet të fitojë të mërkurën në Stadiumin Dragao, nëse dëshiron të sigurojë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.United po ashtu është duke u përballur edhe me një traditë të pakëndshme, pasi asnjë ekip anglez ende nuk e ka mposhtur Porton në Portugali.Mourinho, i cili arriti ta eliminojë Manchester United në vitin 2004 dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve atë sezon me Porton, thotë se Sir Alex Ferguson do të bëjë histori të re.“Sa herë deri tash United i ka thyer rekordet? Sir Alex është ekspert në këtë pyetje. Po ashtu ata kanë kualitet të fitojnë në cilindo vend të botës”, ka thënë Mourinho.Trajneri i Interit po ashtu i ka paralajmëruar bashkëvendësit e tij që personi të cilin duhet ta kenë nën vëmendje është Wayne Rooney, pasi ai paraqet kërcënimin më të madh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...