Mourinho: Zlatan mbetet në Inter

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, beson se Zlatan Ibrahimovic edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë në Giuzeppe Meazza si edhe ai vet.
Suedezi mbrëmë deklaroi se dëshiron një sfide të re në karrierë, por Mourinho thotë se Ibrahimovic do të mbetet në Inter dhe beson se intervista e suedezit në Eurosport mund të interpretohet në më shumë mënyra.“Intervista për Eurosport mund të interpretohet në shumë mënyra dhe secili ta protokollojë ashtu siç dëshiron. E di intervistën që para 15 ditësh dhe atë që ai e thotë nuk është ndryshe nga fjalët e Kaka dhe Tevez. Ai flet si një që nuk dëshiron ta kalojë gjithë karrierën në një klub”, ka thënë Mourinho.“Edhe unë thash se dua të sprovohem në Spanjë pasi të fitoj tituj në Angli dhe Itali. Por sigurish se do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm. Ai tha se e ka mirë këtu dhe një ditë dëshiron të shkojë në një vend tjetër. Mendoj se kjo është normale”, shton portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...