Moyes: Klubi nuk do t’i shesë yjet

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se nuk do të provojë t’i shesë yjet e kategorisë së Arteta, Cahill ose Leskot.
Evertoni siguroi vend në finalen e Kupës FA dhe gjendet në top gjashtëshin e tabelës së Ligës Premier. Moyes pranon se disa klube interesohen për një pjesë të lojtarëve të tij, por i këshillon që mos ta harxhojnë kohën.“Ka një interesim të caktuar për disa lojtarë, pasi garojmë në nivelin maksimal. Por nuk kemi dëshirë të shitemi, nuk është e nevojshme t’i shesim yjet, nuk dëshirojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Moyes.“Shumë lojtarë do ta pranojnë se jo vetëm që janë të mirë në Everton, por edhe klubi është i mirë për ta. Duam ta përmirësojmë përbërjen dhe mund të ju siguroj se asnjë lojtar të cilin dëshirojmë ta mbajmë nuk do të largohet”, ka shtuar skocezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...