United përgatit marrëveshje të re për Rooneyn

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, këtë verë do të ofrojë marrëveshje gjashtëvjeçare për Wayne Rooneyn.
23-vjeçari anglez ka edhe dy vite nga marrëveshja aktuale, pasi para tre vitesh nënshkroi për të marrë pagë prej 100 mijë funtesh.Sipas The Sun, United planifikon t’i fillojë bisedat për marrëveshje të re me Rooneyn, sipas të cilës ai do të barazohet me pagë me Cristiano Ronaldon dhe Rio Ferdinand, të cilët marrën nga 125 mijë funte në javë.Manchesteri zakonisht nuk lejon që futbollistët e vet më të mëdhenj të hyjnë në dy vitet e fundit të marrëveshjes. Rooney është sulmuesi kryesor i United, dhe pritet që negociatat të fillojnë menjëherë pas fundit të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...