NBA: Celtics-at shkatërrojnë Bulls-at

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Boston Celtics ka shënuar fitore bindëse prej 107-86 ndaj Chicago Bulls, fitore e cila i jep kampionit në fuqi epërsinë prej 2-1 në rundin e parë të ndeshjeve të play-offit të Konferencës Lindore.
Veterani Paul Pierce udhëhoqi tek Boston me 24 pikë, ndërsa edhe katër lojtarë tjerë të këtij ekipi shënuan pikë dyshifrore. Ben Gordon shënoi vetëm 15 pikë për Bulls, që është një kontribut i dobët krahasuar me 42 pikët e shënuara në ndeshjen e kaluar.Ndeshja e katërt mes dy ekipeve do të zhvillohet të dielën në Chicago.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...