Resino: Nuk do të largohem nga Atletico

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Atletico Madrid, Abel Resino, nuk ka koment pas humbjes së mbrëmshme turpëruese prej 5-1 nga Racing Santander.
“Ka pasur shumë gabime dhe ekipi kurrë nuk e kontrolloi ndeshjen. Këto janë gjëra të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme. Nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund ta shpjegoj”, ka thënë Resino.“Nuk do të largohem. Sonte u ndjeva keq. Por nesër duhet të rikthehem në punë dhe t’i mbledh lojtarët. Do të vazhdoj përpara, jam tip luftarak”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...