NBA: Lakers shënojnë fitoren e 60-të të sezonit

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e 60-të të sezonit, duke mposhtur në shtëpi ekipin e Houston Rockets me rezultat 93-81.
Pau Gasol shënoi 23 pikë dhe 10 kërcime, derisa Kobe Bryant kontribuoi me 20 pikë dhe shtatë asistime për Lakers. Ron Artest shënoi pikët më të larta për ekipin mysafir, 21 pikë, derisa Yao Ming kontribuoi me 16 pikë dhe 10 kërcime për Rockets, që vuajtën humbjen e dytë radhazi. Los Angeles, me 60 fitore dhe 16 humbje këtë sezon, u rikthye në shtëpi pas shtatë ndeshjeve në udhëtim, nga të cilat nxorri pesë fitore, për t’iu afruar në vetëm një ndeshje liderit të Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers (61-15), për ekipin më të mirë të NBA-së.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...