Pellegrini: Arsenali ishte superior

dardanmiftari | Thursday, April 16, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Villarrealit, Manuel Pellegrini, ka pranuar se ekipi i tij është mposhtur me meritë nga Arsenali në ndeshjen e mbrëmshme të kthimit të çerekfinales së Ligës së Kapionëve.
Arsenali shënoi fitore 3-0 në Emirates, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1 (rezultati i ndeshjes së parë ishte 1-1), dhe do të ketë kundërshtar të radhës Manchester United.“Ata ishim ekipi më superior dhe ne u dominuam në stadium. Pjesa e parë ishte më e balancuar dhe ishte një garë e hapur deri kur rezultati u bë 2-0, pastaj ata filluan të kenë avantazhin në fushë”, ka thënë Pellegrini.“Ekipi dha më të mirën në ndeshje dhe duhet të kemi parasysh lëndimet që kemi, derisa ata i kishin të rikuperuar të gjithë lojtarët. Duhet të rikthejmë fokusin në ligë tash”, ka shtuar më tej kiliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...