Ranieri pro ardhjes së Cannavaros

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është duke mbështetur idenë e transferimit të Fabio Cannavaros te bardhezinjtë.
Ditëve të fundit është spekuluar se mbrojtësi i Real Madridit ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Juves për t’u kthyer te ish-skuadra e tij, ndërsa trajneri i Zonjës së Vjetër dëshiron ta ketë atë në skuadër. “Unë e kam dhënë PO-në time për ardhjen e Cannavaros. Megjithatë Juventusi duhet të bisedojë me Real Madridin dhe me lojtarin”. “Me Cannavaron, Buffonin dhe Chiellinin do ta kem mbrojtjen e cila do të luajë në Kampionatin Botëror 2010”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...