Torres: Barca dhe Liverpooli do t’ia rrëmbejnë titujt Unitedit

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është i bindur se përkundër faktit që tre nga katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve janë angleze, është Barcelona skuadra e cila do ta fitojë trofeun.
Manchester United tashmë është eliminuar nga një garë, nga Kupa FA, duke dështuar ta tejkalojnë Evertonin, ndërsa Torres ka deklaruar se Djajtë e Kuq do të dështojnë edhe në Ligën Premier edhe në Evropë. “Barcelona është padyshim skuadra më e mirë në Evropë. Unitedi ka një skuadër me lojtarë mjaft impresivë, mirëpo mendoj që Barca do ta shfrytëzojë mënyrën e kontrollit të topit për t’i eliminuar (nëse të dyja skuadrat arrijnë në finale)”. “Unitedi është kampioni në fuqi dhe është favorit për ta fituar edhe Ligën Premier, mirëpo nëse je favorit nuk do të thotë se do të fitosh”. “Nëse ne vazhdojmë të luajmë ashtu si kemi luajtur në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit, atëherë mendoj se do ta fitojmë Ligën Premier”, ka thënë sulmuesi spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...