Roma i ofron marrëveshje të re sulmuesit Vucinic
Mediat italiane përcjellin lajmin se ekipi i Romës është i gatshëm t’i ofrojë marrëveshje të re më të favorshme financiarisht sulmuesit malazias Mirko Vucinic.
Vucinic është lidhur me largim nga Roma, por klub italian nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi dhe është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje më të mirë financiare, e cila do ta mbajë atë në Romë deri në vitin 2013.Corriere dello Sport shkruan se negociatat tashmë kanë filluar dhe Roma është e gatshme ta rrisë pagën e Vucinic nga 1 milion në 2.5 milionë euro në vit.Marrëveshja do të shtohet edhe për dy vite të tjera dhe do të skadojë në vitin 2013. Roma është duke punuar edhe në ripërtëritjen e kontratave të Alberto Aquilanit dhe Juan.
Category: Futboll
0 Komente