Chelsea shënon fitoren e radhës

dardanmiftari | Sunday, May 17, 2009 | 0 Komente

Blutë nga Londra kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge kundër Blackburn Rovers.
Chelsea e filloi bindshëm takimin dhe shumë shpejt (4’) arriti deri te goli i avantazhit, ndërsa golashënues ishte Florent Malouda. Goli i dytë për vendasit erdhi në minutën e 59-të, kur sulmuesi Nicola Anelka e mposhti portierin mysafir, Paul Robinson. Kjo fitore e Chelseat vlen sa për statistika, pasi që titulli i Ligës Premier është përcaktuar, ndërsa vendi i dytë në tabelë mbahet me xhelozi nga Liverpooli, i cili gjendet tre pikë larg, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...