Drogba: Jam krenar që luaj për Chelsean
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se ai do ta bartë fanellën e Bluve derisa drejtuesit e skuadrës do ta dëshirojnë këtë gjë.
Drogba ka qenë pjesë e thashethemeve për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge, drejt Marseille, Interit apo Real Madridit, mirëpo sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është shprehur pro qëndrimit te skuadra e tij aktuale. “Mendoj se ardhmja e Chelseat do të jetë madhështore, sepse kemi krijuar diçka për të cilën shumë lojtarë dëshirojnë të luajnë këtu”. “Ata e dinë se nëse vinë këtu, secilin vit duhet të luftojnë për të fituar trofe”. “Kjo skuadër tashmë është e madhe, mirëpo në të ardhmen edhe më shumë do të shkruajë historinë”. “Jam shumë krenar që jam pjesë e Chelseat dhe dëshiroj të mbetem këtu aq gjatë sa të më dëshirojnë”, ka thënë Drogba për “The Mirror”.
Category: Futboll
0 Komente