Drogba mund të ndërrojë skuadër

dardanmiftari | Sunday, May 17, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka njoftuar se do të takohet me drejtuesit e skuadrës në fund të sezonit për të diskutuar për të ardhmen e tij.
Kontrata e Drogbas skadon pas diçka më shumë se një vit, ndërsa në një intervistë për “Sunday People”, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se ai mund të largohet nga Blutë. “Pas finales së Kupës FA dëshiroj të takohem me drejtuesit e skuadrës dhe pastaj do të vendos se çka është mirë për mua. Ndërsa tani, dëshiroj të mbetem i përqendruar për ta fituar nj trofe me Chelsean”, ka thënë 31-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...